Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar disa prej aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Kosovës në Washington me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e Kosovës e ka mirëpritur këtë vlerësim, duke nënvizuar rëndësinë e përkujtimit të këtij përvjetori historik së bashku me miqtë amerikanë.
Të lidhura
None found
“Kemi kënaqësinë dhe e çmojmë vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit për disa nga aktivitetet e Ambasadës sonë për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”
“Jemi të nderuar ta shënojmë këtë moment historik së bashku me miqtë tanë amerikanë, si dhe të kremtojmë miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që i lidhin kaq ngushtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.”
