Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit ku një 30-vjeçar është plagosur me kaçavidë në pjesën e kraharorit. Pas kësaj ai është dërguar menjëherë drejt ambienteve të Spitalit Rajonal të Durrësit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe si shkak i kësaj ai i është nënshtruar një operacioni. Autori i ngjarjes është kapur nga policia, nga verifikimi i kamerave të sigurisë. Policia ndodhen pranë ambienteve të spitalit, ndërsa ka nisur hetimin rreth këtij rasti. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.
Të lidhura
None found
