Fenerbahçe e mbylli me rezultat të barabartë 1:1 ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, në një përballje të luajtur në Turqi.
Të lidhura
None found
Vedat Muriqi ishte në fushë për 82 minuta dhe pati një mundësi për të shënuar që në minutën e gjashtë, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Skuadra franceze kaloi në avantazh në minutën e 40-të. Lois Openda shënoi me kokë pas asistimit me harkim të Tolissos.
Fenerbahçe reagoi menjëherë pas pushimit dhe barazoi në minutën e 47-të. Mason Greenwood dribloi kundërshtarët dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin e Lyonit.
Vendasit patën rast edhe për ta përmbysur rezultatin, por Dorgeles Nene nuk arriti të konkretizonte mundësinë nga afërsia në minutën e 80-të.
Me këtë rezultat, kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në Francë.
