Masters kundër Infantinos: FIFA ka zgjedhur rrugën e vetëshkatërrimit

Richard Masters, drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, ka sulmuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për projektin e braktisur tashmë për themelimin e një kompanie të re, e cila do të administronte të drejtat komerciale dhe ato të biletave për kompeticionet e FIFA-s.

Të lidhura

None found

Sipas Masters, kjo situatë përbën një “plagë të vetëshkaktuar”, ndërsa akuzoi FIFA-n se ka “shtypur butonin e vetëshkatërrimit”.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për vendimin e Federatës Angleze për t’ia hequr përkrahjen Infantinos dhe bëri thirrje për një kandidat të vetëm të përbashkët në garën për presidencën e FIFA-s.

“FIFA nuk duhet të mendojë kurrë për të shitur një pjesë të Kupës së Botës. Është një organizatë jofitimprurëse dhe duhet ta ruajë këtë kompeticion për të ardhmen e futbollit”, deklaroi Masters.

Duke komentuar rastin e debatueshëm të sulmuesit amerikan Folarin Balogun në Botërorin e fundit, ai kritikoi FIFA-n për mospasjen e një mekanizmi të përcaktuar qartë për shqyrtimin e kartonëve të kuq.

Për të ardhmen e Ligës Premier, Masters tha se kampionati po përjeton një “epokë të re”, e shoqëruar me ardhjen e shumë trajnerëve të rinj dhe ndryshime të rëndësishme te klubet kryesore. Megjithatë, ai beson se liga angleze do të mbetet ndër kampionatet më të forta në botë.

Masters foli edhe për çështjen e Manchester Cityt, ndaj të cilit janë ngritur më shumë se 100 akuza për shkelje të rregullave financiare. Ai pranoi se vendimi po vonohet më shumë nga sa ishte parashikuar, por nënvizoi se procesi duhet të vijojë deri në përfundim, duke ndjekur rrjedhën e tij.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahis