Aksion në Portin e Durrësit, kapet një sasi e konsiderueshme kokaine

Këtë të martë në Portine  Durrësit është zhvilluar një aksion tjetër për kapjen e lëndëve narkotike. Si rezultat është sekuestruar nga policia një sasi e konsiderueshme kokaine, rreth 10 kg.

Kokaina ishte fshehur në një makinë që po dilte nga Shqipëria për jashtë shtetetit ndërsa mësohet se është shoqëruar një person.

Kujtojmë se gjatë muajit të kaluar është kapur tre herë kokainë në kontenjerët me banene që vinin nga Amerika Latine në llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 18:02