Pamjet e “ferrit”! Digjen pyjet në Dukat, zjarri i afrohet Llogarasë (FOTO LAJM)

Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë problematike, më së shumti në jug të Shqipërisë.

Problematike paraqitet situata në Dukat të Vlorës, ku është edhe vatra kryesore e zjarrit të madh, duke rrezikuar seriozisht edhe parkun Kombëtar të Llogarasë.

Era është forcuar dhe për pasojë ka shkaktuar përhapjen e zjarreve në disa zona të tjera të jugut. Dukati, Llogaraja dhe pylli i Poros, janë tërësisht nën pushtetin e flakëve, ndërsa në rrezik është edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

 

 


Shtuar 3.08.2021 14:56