E FUNDIT/ Shkrumbohet një pikë grumbullimi skrapi në Tiranë

Një pikë skrapi në Tiranë, në Babrru është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se zjarri vazhdon ende por ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

vijon… /albeu.com/


Shtuar 3.08.2021 14:58