FC Thun dhe Sturm Graz kanë hapur bisedimet zyrtare për transferimin e mesfushorit ofensiv kosovar, Valmir Matoshi.
Të lidhura
None found
Futbollisti i Kosovës ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin austriak dhe ka shprehur vullnetin për të vazhduar karrierën te Sturm Grazi.
Matoshi pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, ndërsa tani mbetet që dy klubet të dakordohen për detajet përfundimtare të marrëveshjes.
Diskutimet mes FC Thun dhe Sturm Grazit po zhvillohen pozitivisht. Sipas pritshmërive, tarifa e transferimit do të jetë rreth 1 milion euro, së bashku me bonuse të ndryshme.
Me përfundimin e këtyre negociatave, kalimi i Matoshit te klubi austriak pritet të zyrtarizohet së shpejti.
