Profesori universitar Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar edhe një herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Të lidhura
None found
Sipas tij, mobilizimi ka arritur në 78 ditë, ndërsa qytetarët dhe diaspora po rikthehen në protestë me kërkesën që Rama të largohet.
Bytyçi e lidh këtë periudhë 78-ditore me 78 ditët gjatë të cilave NATO bombardoi makinerinë ushtarake dhe policore të Milosheviçit në Kosovë.

Ai vlerëson se kjo përputhje mbart një simbolikë interesante, pasi NATO i mbrojti shqiptarët nga gjenocidi serb dhe zhdukja fizike e tyre prej Sllobodan Milosheviçit, të cilin e cilëson gjakatar e mizor, si dhe prej ndihmësve të tij besnikë, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq.
Profesori deklaron më tej se edhe protestat 78-ditore të qytetarëve në Tiranë zhvillohen kundër atyre që ai i quan politika të qeverisë vetëvrasëse të Edi Ramës për zhdukjen fizike të shqiptarëve.
Në këndvështrimin e tij, të dyja rastet nuk lidhen vetëm nga simbolika e 78 ditëve, por edhe nga i njëjti motiv: mbrojtja e Shqipërisë dhe e shqiptarisë.
Në përfundim, Bytyçi bën thirrje që protesta dhe revolucioni të vazhdojnë deri në fitore, duke paralajmëruar se, në të kundërt, do të duhet të thuhet: “Na ishte njëherë Shqipëria në Ballkan”.
