Barcelona vazhdon ta konsiderojë Julian Alvarezin si një prej synimeve kryesore për sulmin, por mund të tërhiqet nga gara për të nëse situata nuk merr një drejtim tjetër gjatë kësaj jave.
Të lidhura
None found
El Partidazo de COPE raporton se klubi katalunas është vënë në dijeni se zhvillimi i ardhshëm duhet të jetë një takim ndërmjet drejtorit ekzekutiv të Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, dhe vetë Alvarez.
Drejtuesit në “Camp Nou” janë në pritje të rezultatit të kësaj bisede, e cila mund ta ndryshojë qëndrimin e sulmuesit dhe të krijojë mundësinë për realizimin e transferimit.
Edhe pse Barcelona nuk ka caktuar zyrtarisht një afat për përfundimin e operacionit, brenda klubit mendohet se ndjekja e Alvarez do të ndërpritet nëse këtë javë nuk shënohen hapa konkretë.
Nevoja për një numër të ri nëntë është bërë prioritet për katalunasit, pasi Ferran Torres dhe Robert Lewandowski nuk janë më pjesë e klubit.
Drejtori sportiv Deco po angazhohet për të gjetur zëvendësuesin e tyre, ndërsa Barcelona ka përcaktuar tashmë disa alternativa të mundshme.
Më herët, klubi ka analizuar disa kandidatura, por për disa prej tyre është përballur ose me pretendime të larta financiare, ose me përgjigje negative.
Nëse transferimi i Alvarez rezulton i parealizueshëm, Barcelona do të detyrohet ta përshpejtojë kërkimin për një sulmues tjetër, teksa faktori kohë po merr gjithnjë e më shumë rëndësi.
