Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes, katër persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe dy fëmijë.
Mësohet se, të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë kujdes më të specializuar mjekësor.
Të lidhura
None found
Burime paraprake bëjnë me dije se fatmirësisht të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
