Lens ka triumfuar në finalen e Superkupës së Francës, duke mposhtur Paris-Saint Germain me rezultatin 1-0.
Të lidhura
None found
Skuadra fituese e siguroi suksesin pavarësisht se luajti për një pjesë të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.
Golin vendimtar e shënoi Florian Thauvin në minutën e 32-të, pas një aksioni të shpejtë të ndërtuar me asistimin e Udol.
Lens mbeti me dhjetë futbollistë në minutën e 39-të, kur Kyllian Antonio u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rndë.
PSG-ja pati mundësinë më të mirë për të barazuar, por Desire Duoe nuk arriti të shënonte nga një distancë e afërt.
“Parisienët” e gjetën rrjetën me Fabian Ruiz, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Më pas, edhe Ousmane Dembele pati një rast të mirë, të cilin nuk arriti ta konkretizonte.
Forcat në fushë u barazuan në minutën e 87-të, pasi Nuno Mendes mori karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
Pas fitimit të Superkupës së Evropës, PSG-ja nuk mundi të siguronte edhe trofeun e dytë, ndërsa Lens festoi një sukses të rëndësishëm.
