Izolohet pas tetë orësh zjarri në Lugun e Lakrave, ndërhyrje e vështirë në Qukës të Prrenjasit

Pas rreth tetë orësh angazhim intensiv, shërbimi zjarrfikës arriti të izolojë vatrën e zjarrit që u aktivizua mesditën e së dielës në zonën e Lugut të Lakrave, pjesë e Njësisë Administrative Qukës në Bashkinë Prrenjas.

Flakët u evidentuan rreth orës 12:00 dhe përfshinë fillimisht një sipërfaqe prej afro 0.5 hektarësh me ah, bar të thatë dhe trungje të thata. Terreni i vështirë dhe sasia e materialit të tharë shtuan rrezikun që zjarri të shtrihej në një zonë më të madhe.

Të lidhura

None found

Në operacion u përfshinë menjëherë gjashtë punonjës të shërbimit zjarrfikës të Prrenjasit, të cilët kishin në dispozicion mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për ndërhyrjen. Aksioni u krye në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Elbasan, ndërsa uji u sigurua me anë të një kamioni.

Ekipet vijuan punën pa ndërprerje nga ora 12:00 deri në 20:00, duke vepruar në kushte të vështira për të penguar avancimin e flakëve dhe për të kontrolluar vatrat që mbeteshin aktive.

Shërbimi zjarrfikës i Prrenjasit bëri të ditur se, në orët e vona të mbrëmjes, zjarri ishte zgjeruar, por puna e forcave në terren mundësoi izolimin e plotë të vatrës, e cila aktualisht nuk përbën rrezik për përhapje të mëtejshme.

Edhe pse situata është vënë nën kontroll, shërbimet po vazhdojnë mbikëqyrjen e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave. Vëmendja mbetet e shtuar për shkak të barit dhe materialit të thatë pyjor, të cilat, në temperatura të larta, favorizojnë përhapjen e zjarreve.


Shtuar më 16.08.2026 22:44

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş