Amedspor e ka nisur me sukses sezonin në Superligën e Turqisë, pasi mposhti 3-0 Erzurumsporin.
Në formacionin e skuadrës fituese u aktivizuan dy futbollistët kosovarë, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ndërsa për Erzurumsporin nga minuta e parë luajti mbrojtësi kosovar Amar Gërxhaliu.
Të lidhura
None found
Dellova ishte ndër lojtarët më të spikatur të ndeshjes dhe në minutën e 53-të asistoi për Saban.
Platforma “SofaScore” e vlerësoi mbrojtësin me notën 8.1, e dyta më e larta në takim, pas Saban, i cili mori vlerësimin 9.1.
Ermal Krasniqi, ndërkohë, pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me notën 6.9.
