Burnley siguroi një barazim në ndeshjen hapëse të Championship kundër West Hamit, me Armando Brojën që pati ndikim në rikthimin e skuadrës së tij.
Sulmuesi shqiptar e nisi takimin në stol dhe u aktivizua në minutën e 76-të, kur West Hami kryesonte 2-0. Pasimi i Brojës solli penalltinë për Burnleyn, ndërsa Fleming u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe ngushtoi diferencën në 2-1.
Të lidhura
None found
Goli i dytë i Burnleyt erdhi në minutat shtesë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2. Për skuadrën e Brojës, kjo ishte një pikë e rëndësishme, ndërsa paraqitja e tij lë të kuptohet se sulmuesi mund të ketë minuta edhe gjatë sezonit të ri.
Pasimi i Armando Brojës
