Klodian Allajbeu reagon pas akuzave për tenderin e ri të hemodializës: Nuk kam asnjë lidhje e as interes për procedurën e re

Biznesmeni Klodian Allajbeu ka reaguar pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga doktori dhe drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili e lidhi emrin e tij me procedurën e re për shërbimin e hemodializës në vendin tonë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Allajbeu ka mohuar çdo përfshirje të tij apo të kompanive të lidhura me të në koncesionin e hemodializës, duke sqaruar se prej më shumë se tetë vitesh tashmë ai nuk ka më pronësi, interes ekonomik apo rol administrativ në këtë shërbim.

Të lidhura

None found

Sipas biznesmenit, koncesioni është shitur prej vitesh te kompania suedeze Diaverum, një prej operatorëve më të mëdhenj europianë në fushën e hemodializës.

“Koncesioni i hemodializës, në periudhën kur kam qenë i përfshirë në të, përbën një histori suksesi për mënyrën se si ky shërbim u zgjerua dhe u modernizua në Shqipëri. Investimet në infrastrukturë dhe pajisje, si edhe përgatitja dhe kualifikimi i personelit, bënë të mundur që pacientët ta merrnin këtë shërbim jetik pranë vendbanimeve të tyre dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Por ka një fakt thelbësor që duhet sqaruar. Prej më shumë se tetë vitesh, koncesioni është shitur dhe ka kaluar në pronësi dhe menaxhim të Diaverum, kompani suedeze dhe operatori me i madh europian në hemodializë”, shkruan ai, teksa sa i përket procedurës së re, ka sqaruar se as ai dhe as kompanitë e lidhura me të nuk kanë interes të marrin pjesë në garën për ofrimin e shërbimit të hemodializës, tashmë nën përgjegjësinë e OSHIS.

Reagimi i Allajbeut ka ardhur pas akuzave të bëra nga doktori Alimehmeti, i cili më herët ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si pritet të organizohet shërbimi i hemodializës pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar.


Shtuar 15.08.2026 21:20

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmoney girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa