PSG anulon në çastet e fundit transferimin e portierit japonez, edhe pse kishte nisur avion privat

Transferimi i Zion Suzukit nga Parma te Paris Saint-Germaini nuk do të realizohet, ndonëse pas disa ditësh bisedimesh dy klubet kishin arritur një marrëveshje verbale.

Gazetari Fabrice Hawkins raporton se operacioni kapte në total rreth 35 milionë euro dhe dukej se ishte shumë pranë përfundimit.

Të lidhura

None found

Të shtunën, PSG kishte dërguar madje një avion privat në Parma për ta transportuar portierin japonez në Paris, ku ai duhej t’u nënshtrohej kontrolleve mjekësore.

Por procesi u ndërpre në mënyrë të befasishme për shkak të çështjeve që kishin të bënin me kampin e futbollistit.

Drejtuesit e PSG-së i vlerësuan si tepër të larta komisionet e kërkuara nga përfaqësuesit e Suzukit.

Edhe pse Parma dhe PSG kishin nisur shkëmbimin e dokumentacionit të nevojshëm, negociatat ndryshuan rrjedhë në fund dhe transferimi u anulua.

Suzuki është 23 vjeç dhe kaloi nga Sint-Truiden te Parma në vitin 2024. Që prej atëherë, ai është afirmuar si zgjedhja e parë në portën e Kombëtares së Japonisë.

Plani i PSG-së ishte që portieri të blihej gjatë kësaj vere dhe më pas të huazohej për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të vijonte zhvillimin.


Shtuar 15.08.2026 17:59

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetkare girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş