Tre “Er traktorë” angazhohen për shuarjen e zjarrit në komunën e Tearcës

Tre avionë “Er traktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar sot në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Zheden, në komunën e Tearcës. Lajmin e bëri të ditur drejtori i DMSh-së, Stojançe Angellov.

Të lidhura

None found

Përmes një video-deklarate nga terreni, Angellov sqaroi se flakët kanë përfshirë një zonë jashtëzakonisht të pjerrët, të mbuluar me shkurre të dendura, çka e bën shumë të vështirë lëvizjen.

Sipas tij, kushtet e terrenit ua pamundësojnë zjarrfikësve ndërhyrjen, ndaj tre “Er traktorët” po veprojnë në mënyrë të përqendruar në disa pika. Synimi është ndërprerja e vatrave dhe pengimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Angellov tha se në këtë mënyrë pritet të arrihet kontroll i pjesshëm, ndërsa deri në fund të ditës mund të vendoset edhe kontroll i plotë mbi këtë zjarr, i cili është i vështirë për t’u shuar.

Drejtori i DMSh-së shprehu gjithashtu mirënjohje të madhe për tre pilotët e guximshëm të institucionit. Ai theksoi se ata angazhohen çdo ditë dhe, me shumë sakrificë, fluturojnë në lartësi të ulët mbi zjarret për t’i shuar dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.


matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobet GirişholiganbetcasibomJojobet Giriş