Osimhen flet për interesimin e Arsenalit, por lë të hapura dilemat për të ardhmen

Victor Osimhen ka reaguar për herë të parë, ndonëse shkurt, ndaj zërave që e shohin pranë një transferimi te Arsenali.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Galatasarayt dhe i përfaqësueses së Nigerisë është lidhur më herët me Chelsean, ndërsa së fundmi emri i tij është përmendur edhe në orbitën e Tottenhamit. Megjithatë, sipas Daily Mail, Arsenali tani konsiderohet kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

27-vjeçari nuk e ka përjashtuar një largim të mundshëm nga klubi turk, por theksoi se aktualisht vëmendja e tij është te përgatitjet parasezonale dhe detyrat që ka me Galatasarayn.

“Gjatë afatit kalimtar gjithmonë ka thashetheme. Unë thjesht do ta bëj punën time. Jam i fokusuar te përgjegjësitë e mia dhe më pas do të shohim dhe do të mendojmë se çfarë vjen më pas”, deklaroi Osimhen.

Fjalët e sulmuesit nuk përbëjnë konfirmim për një kalim te Arsenali, por gjithashtu nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të largohet nga Stambolli gjatë kësaj vere.

Arsenali raportohet se po vlerëson mundësinë e një oferte për Osimhenin, ndërsa Galatasaray e ka vendosur çmimin e tij rreth 67.9 milionë euro.

Nëse “Topçinjtë” do ta konkretizojnë interesimin, transferimi i Osimhenit mund të jetë një nga afrimet më të rëndësishme të Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar.


Shtuar 15.08.2026 16:58

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetine girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş