Besmir Semanaj: Edhe të majtët janë në protesta kundër Ramës, ndërkombëtarët po rishikojnë qëndrimin

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, i cili erdhi nga diaspora për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, deklaroi në programin e drekës në News24 se mes qytetarëve që kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama ka edhe të majtë.

Sipas tij, aktivistët u kanë përcjellë eurodeputetëve, ambasadave dhe qeverive perëndimore të dhëna mbi gjendjen në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Semanaj tha se krahasimi i këtyre informacioneve me raportimet zyrtare po nxjerr në pah një realitet që, deri dje, ishte mbajtur i fshehur dhe ishte shtrembëruar përmes raporteve të institucioneve.

Duke iu referuar protestave të organizuara në Vjenë, ai theksoi se në to marrin pjesë si qytetarë të majtë, ashtu edhe të djathtë.

Sipas Semanajt, protestave u janë bashkuar gjithashtu persona pa përkatësi partiake, madje edhe qytetarë që nuk kanë votuar asnjëherë.

Gjithashtu, ai u shpreh se pjesëmarrësit kanë lënë mënjanë bindjet personale për t’u bashkuar rreth një kauze më të madhe: një Shqipëri të re dhe një sistem të ri.

Semanaj argumentoi se pikërisht për këtë arsye ndërkombëtarët po ndryshojnë qasjen ndaj Shqipërisë, ndërsa akuzoi Qeverinë se ka manipuluar informacionin.

Ai kritikoi edhe opozitën, duke thënë se nuk është shqetësuar për shoqërinë, por është përqendruar në tri çështje, është marrë me zgjedhjet dhe ka lënë pas dore pjesën tjetër.

Sipas tij, prej vitit 1990 politika shqiptare sillet vetëm rreth tre emrave, ndaj vendit i duhet dikush që e do Shqipërinë. Ai nënvizoi se kundërshtimi i tyre lidhet me sistemin dhe se ky sistem nuk mund të ndryshojë pa u larguar Rama.


matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombayspin girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom