Berisha: Rama i dha tokë private vëllait të tij te Rrapi i Treshit, përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjarëve e ka bërë ligj

Në bashkëbisedimin me ndjekësit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer në “ligj” përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjarëve të tij.

Berisha akuzoi Ramën se, përmes tre vendimeve, i ka dhënë vëllait të tij, Olsi Ramës, 38 mijë metra katrorë tokë private në zonën e Rrapit të Treshit.

Të lidhura

None found

Ai ngriti gjithashtu akuza për përfshirjen e familjarëve të kryeministrit në tendera dhe procedura publike, duke përmendur edhe projektin e Porto Romanos.

“Unë nuk them se nuk ka pasur përjashtime, por sot përdorimi i pushtetit për pasurimin e familjarëve është bërë ligj. Në qoftë se ju merrni Edi Ramën, ai ka tre vendime nominale për Olsi Ramën, me të cilin i jep 38 mijë metër katrorë tokë të privatëve tek Rrapi i Treshit.

Thjeshtra e tij, për të cilën njëherë thotë është vajza e shtëpisë, dhe me ligj ajo është vajza e familjes, ligji i konfliktit të interesit përfshin fëmijët e bashkëshortëve, duket ditur që mund të jenë të dy me fëmijë të tjerë, me ligj nuk mund të përfitojë, dora e saj është në kushedi sa e sa tendera siç është për shembull Porto Romano, etj”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe tek AKSHI, teksa tha se në të vërtetë “balozi i zi” i agjencisë është Armand Frangu, ndërsa Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi janë anëtarë të grupit të tij kriminal.

“Dosjet në prokurori dhe jashtë saj, tregojnë se balozi i zi i vërtetë i AKSHI-t, ku janë plaçkitur të paktën 600 milionë euro, është Armand Frangu, është baxhanaku i Edi Ramës, për të cilin në kodin e Omertas, në kodin e mafias, mediat heshtin.

Nuk ka diskutim se anëtarë kryesorë të grupit kriminal të AKSHI-t janë Ermal Beqiri, është Ergys Agasi, janë dhe të tjerë, por dora e zezë, por bajlozi i zi është Armand Frangu dhe kunata e tij, Linda e Surrelit e cila ka drejtuar çdo tender”, shtoi Berisha.


Shtuar 15.08.2026 12:55

Tags: ,
matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomartemisbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom