PSG hedh poshtë dy propozime të Liverpoolit për Bradley Barcolën

Paris Saint-Germain raportohet se ka refuzuar dy oferta të Liverpoolit për Bradley Barcolën, ndonëse klubi është i gatshëm ta lejojë largimin e sulmuesit anësor gjatë kësaj vere.

Kampionët e Francës kanë hartuar tashmë planet për ta përballuar të gjithë sezonin pa 23-vjeçarin, i cili ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028.

Të lidhura

None found

Pavarësisht kësaj, kampioni i Francës dhe i Evropës nuk pranon ta ulë shumën që kërkon për kartonin e futbollistit.

Gazeta L’Equipe bën të ditur se Liverpooli paraqiti fillimisht një propozim me vlerë 100 milionë euro dhe më pas e rriti ofertën në 110 milionë euro.

PSG i cilësoi të pamjaftueshme të dyja ofertat dhe i hodhi poshtë ato.

Klubi parisien thuhet se do ta marrë në shqyrtim shitjen e Barcolës vetëm nëse merr një ofertë prej së paku 160 milionë eurosh.

Liverpooli, megjithatë, vazhdon ta synojë marrëveshjen dhe pritet të paraqesë javën e ardhshme një propozim të ri për ish-sulmuesin e Lyonit.


matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomacarbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom