Misioni i zgjatur i USS Abraham Lincoln, ekuipazhi përballet me lodhje, tension dhe kushte të vështira në bord

USS Abraham Lincoln po vijon një nga dislokimet më të gjata të regjistruara ndonjëherë nga marina amerikane, ndërsa qëndrimi për një periudhë të zgjatur larg bazës ka ngritur shqetësime për shëndetin fizik dhe psikologjik të ekuipazhit.

Të lidhura

None found

Pas më shumë se gjashtë muajsh larg portit, aeroplanmbajtësja mund të thyejë rekordin për misionin më të gjatë të një anijeje të këtij lloji që prej Luftës së Vietnamit. Rekordi aktual u vendos vetëm disa muaj më parë nga USS Gerald R. Ford, e cila qëndroi 326 ditë në dislokim dhe mori pjesë në operacione ushtarake kundër Iranit dhe Venezuelës.

Rasti i Lincoln pasqyron një prirje më të gjerë brenda marinës amerikane, e cila po u kërkon gjithnjë e më shpesh grupeve të aeroplanmbajtëseve të kalojnë në det më shumë se periudha e rekomanduar prej shtatë muajsh.

Ish-zyrtarë dhe ekspertë të marinës paralajmërojnë se misionet e tilla rëndojnë mbi ekuipazhet dhe anijet. Sipas tyre, pasojat mund të përfshijnë lodhje të theksuar, probleme të shëndetit mendor dhe raste kur ushtarakët vendosin të largohen nga marina.

Një pjesëtar i ekuipazhit të USS Abraham Lincoln i tha CNN se morali në bord është në nivele shumë të ulëta. Ai deklaroi gjithashtu se ka dëgjuar në mënyrë të përsëritur për pjesëtarë të ekuipazhit që kanë shfaqur mendime vetëvrasëse.

Ushtaraku tha se edhe nevojat më themelore në anije nuk po mbulohen gjithmonë siç duhet. Tualetet dhe pikat e furnizimit me ujë shpesh nuk funksionojnë, ndërsa uji i ngrohtë nuk është i garantuar në çdo moment.

“Çdo ditë zgjohemi dhe dëgjojmë kapitenin të flasë, ndërsa presim me ankth dhe dëshpërim çdo informacion për kthimin tonë”, tha ai për CNN.

Pjesëtarë të tjerë e kanë cilësuar situatën si dukshëm më të rëndë se gjatë misioneve të mëparshme. Një nga arsyet kryesore është se luftimet e kanë penguar aeroplanmbajtësen të ndalojë në porte aleate, ku anijet zakonisht marrin furnizime dhe ushtarët mund të pushojnë.

Detarët dhe familjarët e tyre kanë folur edhe për mungesa të herëpashershme ushqimesh, sasi të kufizuara të produkteve higjienike dhe defekte në sistemin e ujit.

Një tjetër anëtar i ekuipazhit tha se më parë dyqani i anijes kishte vazhdimisht artikuj higjienikë, ndërsa tani blerjet janë të kufizuara dhe shumë prej këtyre produkteve nuk gjenden më.

Kate Kuzminski, eksperte e mbrojtjes në Center for a Neë American Security, deklaroi se marina amerikane duhet ta përshtatë mënyrën e dislokimeve me realitetin e sotëm. Kjo, sipas saj, do t’u mundësonte ushtarëve dhe familjeve të tyre të kishin pritshmëri më të qarta.

Kuzminski vlerësoi se misionet e zgjatura mund të ndikojnë në vendimin e ushtarakëve dhe familjeve të tyre për të vazhduar karrierën në marinë.

CNN ka raportuar më herët se gjatë muajve të fundit dy detarë të caktuar në grupin luftarak të Lincoln kanë rënë në det. Të dy u gjetën të gjallë, ndërsa, sipas raportimeve të tjera, pjesëtarë të tjerë janë ndaluar përpara se të hidhen nga anija.

Marina amerikane e kundërshton pretendimin se në bordin e anijes ka pasur rritje të mendimeve apo përpjekjeve për vetëvrasje. Në një deklaratë për CNN, ajo tha se mirëqenia e çdo pjesëtari të forcave të armatosura trajtohet me seriozitet të plotë dhe se ekuipazhi ka në dispozicion profesionistë të mjekësisë dhe të shëndetit mendor.

Një zyrtar amerikan tha se marina nuk sheh një lidhje mes kohëzgjatjes së dislokimit dhe mendimeve për vetëlëndim.

Të premten, presidenti amerikan Donald Trump u pyet për kohën që USS Lincoln ka kaluar në mision. Ai u përgjigj se dislokimi “nuk ka qenë aspak mjaftueshëm i gjatë”.

Komenti shkaktoi reagime nga familjarët e ushtarakëve. Bashkëshortja e një pjesëtari të ekuipazhit, e cila zgjodhi të mos identifikohej, kritikoi deklaratën dhe i kërkoi Trumpit dhe sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth të tregonin më shumë empati.

Të dhënat e shqyrtuara nga CNN tregojnë se, që nga viti 2020, kohëzgjatja mesatare e misioneve të aeroplanmbajtëseve amerikane është rritur vazhdimisht.

Plani i zakonshëm i marinës parashikon një cikël trevjeçar për ekuipazhet, ku përfshihet një dislokim rreth shtatëmujor, ose 210 ditë. Megjithatë, pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 dhe zgjerimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, misionet që e kalojnë këtë kufi janë bërë më të shpeshta.

Pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas, USS Gerald R. Ford dhe USS Dëight D. Eisenhoëer u përfshinë në dislokime të zgjatura. Ford u kthye në janar 2024, pasi kishte qëndruar 260 ditë larg bazës, ndërsa Eisenhoëer e mbylli misionin pas 274 ditësh.

Gjatë vitit 2024, tre dislokime të aeroplanmbajtëseve zgjatën mbi 250 ditë. Një vit më pas, në 2025, dy misione e tejkaluan kufirin prej 270 ditësh, mes tyre edhe ai i USS Gerald R. Ford, që vendosi rekordin prej 326 ditësh.

USS Abraham Lincoln vazhdon të jetë në det dhe mund ta tejkalojë këtë shifër përpara kthimit në Kaliforni. Anija u nis nga San Diego më 21 nëntor, ndërsa shumica e ekuipazhit e ka lënë tokën për herë të fundit më 11 dhjetor, kur anija u ndal në Guam.

Pasojat e misioneve të gjata nuk kufizohen vetëm te ekuipazhi, paralajmërojnë ekspertët. Edhe komponentët e anijeve konsumohen dhe ndërhyrjet e kryera në det shpesh ofrojnë vetëm zgjidhje të përkohshme. Kabllot që përdoren për ndalimin e avionëve mund të dëmtohen, ndërsa uji i kripur mund të depërtojë në sistemet e anijes.

Me kalimin e kohës, këto defekte mund të grumbullohen dhe të rrisin mundësinë e incidenteve. Familjarët e pjesëtarëve të Lincoln kanë raportuar gjithashtu vështirësi me paketat e dërguara nga shtëpia, të cilat në disa raste mbërrijnë pas muajsh ose nuk dorëzohen fare.

Një familjare tregoi se bashkëshorti i saj e ka përshkruar dislokimin si misionin më të vështirë të jetës së tij. Ajo tha se ai është bërë më nervoz dhe irritohet më lehtë, ndryshe nga sjellja që kishte më parë.

Megjithë kushtet e vështira, grupi luftarak i Lincoln ka realizuar rreth 10 mijë fluturime ushtarake. Operacionet kanë mbështetur sulmet amerikane ndaj Iranit dhe zbatimin e bllokadës ndaj vendit.

Edhe drejtues të lartë të marinës kanë nisur të vënë në diskutim mënyrën aktuale të dislokimit. John Perryman, ushtaraku më i lartë i marinës amerikane, e ka përshkruar sistemin si një “linjë prodhimi” të ndërtuar mbi një mentalitet të periudhës së paqes. Sipas tij, nevojitet një model i ri për përgatitjen dhe përdorimin e forcave.

Presionit i shtohet edhe numri i kufizuar i aeroplanmbajtëseve amerikane. Shtetet e Bashkuara disponojnë vetëm 11 anije të tilla, disa prej të cilave janë të vjetra, ndërsa zëvendësimi i tyre me modelet e klasës Ford po përballet me vonesa.

USS John F. Kennedy ka hyrë në fazën e provave përfundimtare në det dhe parashikohet t’i dorëzohet marinës në mars 2027, gati dy vite pas afatit të parashikuar fillimisht.

Urdhrat e fundit të administratës Trump për aeroplanmbajtësen e ardhshme USS Doris Miller mund të sjellin vonesa të tjera. Presidenti ka kërkuar që anijet e ardhshme të pajisen me katapulta me avull dhe jo me sistemin elektromagnetik që përdoret në aeroplanmbajtëset më të reja të klasës Ford.

Ky ndryshim do ta detyronte marinën të ridizenjonte anijen, një proces që mund të kushtojë miliarda dollarë. Për pasojë, hyrja e saj në shërbim mund të shtyhet deri në fund të viteve 2030.

Nëse vonesat vijojnë, marina amerikane mund të mos ketë zgjidhje tjetër veçse të zgjasë edhe më shumë misionet e aeroplanmbajtëseve që ka aktualisht ose të mbajë në përdorim anijet e vjetra të klasës Nimitz përtej jetëgjatësisë së planifikuar.

Për USS Abraham Lincoln, kjo e vendos rekordin prej 326 ditësh të USS Gerald R. Ford në një distancë të arritshme. Megjithatë, pyetja kryesore mbetet se për sa kohë një ekuipazh i rraskapitur mund të vazhdojë të përballojë një mision të tillë.


Shtuar 15.08.2026 10:59

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomslotday girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom