Situatë kritike nga zjarret në Lurë! Flakët jashtë kontrollit, rrezikojnë banesa të banuara

Në Lurë, gjendja nga zjarret mbetet kritike, ndërsa flakët të cilat nuk janë vënë ende nën kontroll, po rrezikojnë shtëpi të banuara të zonës.

Që në orët e para të mëngjesit, në terren janë dislokuar mbi 170 forca. Për shuarjen e vatrave po punojnë punonjës të Bashkisë Dibër dhe të zonave të mbrojtura, efektivë të ushtrisë, si dhe forca policore.

Të lidhura

None found

Operacionit i janë bashkuar gjithashtu dy avionë të mbërritur në Lurë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të penguar zgjerimin e zjarrit.

Prania e disa vatrave në zona të ndryshme ka ngritur dyshime se zjarret mund të jenë ndezur qëllimisht. Për shkak të rëndimit të situatës, që prej ditës së djeshme në Lurë është vendosur edhe një ambulancë e shoqëruar nga personel mjekësor.

Një person raportohet se është dëmtuar nga asfiksia e shkaktuar prej tymit dhe është trajtuar në spital.

Prej tre ditësh, në zonë gjendet edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili po monitoron nga afër zhvillimet dhe ndërhyrjen kundër zjarreve.

Forcat e angazhuara po vijojnë përpjekjet për të penguar flakët që t’u afrohen banesave, teksa situata vazhdon të konsiderohet kritike.


Shtuar 15.08.2026 09:06

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgalabet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom