Basha pezullon zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim, çështja lidhet me kontratën për mirëmbajtjen e urave

Zyrtarët për të cilët Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar janë pezulluar nga puna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Vendimin e bëri të ditur ministri në detyrë, Dimal Basha.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij publik, Basha sqaroi se çështja i përket periudhës 2017–2019 dhe lidhet me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale.

Ai njoftoi se procedura e prokurimit kishte nisur me një vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, por shuma e pagesave të kryera kishte kaluar mbi 5 milionë euro.

Basha deklaroi se bëhet fjalë për paratë e qytetarëve dhe për përgjegjësi publike, ndaj kërkoi që drejtësia ta japë sa më shpejt vendimin përfundimtar dhe të nxjerrë para përgjegjësisë secilin që ka abuzuar me mjetet e taksapaguesve.

Sipas ministrit në detyrë, askush nuk qëndron mbi ligjin, ndërsa fondet publike duhet të menaxhohen vetëm në përputhje me procedurat dhe rregullat e përcaktuara.

Ai garantoi gjithashtu bashkëpunim të plotë të Ministrisë së Infrastrukturës me organet e drejtësisë, për çdo të dhënë që mund të kërkohet rreth këtij rasti.

Njëkohësisht, Basha paralajmëroi se në të gjitha nivelet e ministrisë do të fuqizohen mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Ai shtoi se çdo dyshim serioz për keqpërdorim do të shqyrtohet me nivelin më të lartë të përgjegjësisë institucionale.


Shtuar 14.08.2026 17:04

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom