Federata e Futbollit, përmes Komisionit të Ligave dhe Garave, ka miratuar programin me datat dhe oraret e ndeshjeve për pesë javët e para të sezonit 2026-2027 në “Abissnet Superiore”.
Të lidhura
None found
Edicioni i ri i nivelit më të lartë të futbollit shqiptar do të ngrejë siparin më 21 gusht. Takimi hapës do të jetë ai mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 21:00.
Këtë herë është prishur tradita që sezonin ta hapë skuadra kampione. Në edicionin e kaluar, ndeshjen e parë e luajti Egnatia si mbajtëse e titullit, ndërsa për sezonin e ri kjo detyrë u është besuar ekipit shkodran dhe atij korçar.
Java e parë do të plotësohet me katër përballje të tjera: Partizani–Teuta, Laçi–AF Elbasani, Dinamo City–Vora dhe Egnatia–Tirana. Komisioni ka zyrtarizuar gjithashtu të gjithë programin e katër javëve pasuese, duke përcaktuar kalendarin e fillimit të kampionatit.
Abissnet Superiore 2026-2027
Java 1
Vllaznia – Skënderbeu, 21.08.2026, 21:00
Partizani – Teuta, 22.08.2026, 16:00
KF Laçi – AF Elbasani, 22.08.2026, 16:00
Dinamo City – FK Vora, 23.08.2026, 18:30
Egnatia – Tirana, 23.08.2026, 21:00
Java 2
Partizani – KF Laçi, 29.08.2026, 16:00
AF Elbasani – Vllaznia, 29.08.2026, 18:30
Teuta – Tirana, 30.08.2026, 21:00
FK Vora – Egnatia, 31.08.2026, 16:00
Skënderbeu – Dinamo City, 31.08.2026, 18:30
Java 3
Egnatia – Skënderbeu, 04.09.2026, 18:30
KF Laçi – Teuta, 05.09.2026, 16:00
Vllaznia – Partizani, 05.09.2026, 18:30
Tirana – FK Vora, 06.09.2026, 16:00
Dinamo City – AF Elbasani, 06.09.2026, 18:30
Java 4
Skënderbeu – Tirana, 11.09.2026, 18:30
Partizani – Dinamo City, 12.09.2026, 16:00
Teuta – FK Vora, 12.09.2026, 18:30
KF Laçi – Vllaznia, 13.09.2026, 16:00
AF Elbasani – Egnatia, 13.09.2026, 18:30
Java 5
Vllaznia – Teuta, 18.09.2026, 18:30
FK Vora – Skënderbeu, 19.09.2026, 16:00
Dinamo City – KF Laçi, 19.09.2026, 18:30
Tirana – AF Elbasani, 20.09.2026, 16:00
Egnatia – Partizani, 20.09.2026, 18:30
