Zjarret në Shqipëri dhe Mal të Zi, Kosova ofron mbështetjen e saj

Kosova ka deklaruar se është e gatshme t’u vijë në ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku vatra zjarri janë përhapur në zona të ndryshme. Njoftimi u bë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai bëri të ditur se ua ka komunikuar ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Malit të Zi gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të kontribuar me kapacitetet që vendi ka në dispozicion.

Të lidhura

None found

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret. Në momente të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, deklaroi Maqedonci.


Shtuar 14.08.2026 16:24

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom