Ndërron jetë foshnja në Pogradec, nën hetim mjekja që neglizhoi kujdesin mjekësor

Një foshnjë ka ndërruar jetë në Pogradec dy ditë më parë, pasi mjekja që po kujdesej për të e ka lënë pas dore.

Policia ka vënë nën hetim mjeken 51-vjeçare.

Njoftimi i poicisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 16:41