Një mosmarrëveshje pronësie ndërmjet dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës çoi në arrestimin e njërit prej tyre, pasi dyshohet se kërcënoi me armë zjarri vëllanë e tij.
Pas marrjes së denoncimit, policia ndërhyri duke shmangur përkeqësimin e konfliktit dhe mundësinë e një ngjarjeje kriminale.
Të lidhura
None found
Në pranga përfundoi J. T., 47 vjeç, person me precedent kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se përplasja mes vëllezërve nisi për çështje pronësie dhe se 47-vjeçari përdori armën për të kanosur të vëllanë.

