Gjini mbështet vendimin e Abdixhikut dhe akuzon Kurtin për synim të kontrollit të plotë

Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos u bërë pjesë e një qeverisjeje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Të lidhura

None found

Sipas Gjinit, Aleanca e ka denoncuar prej kohësh atë që ai e cilëson si “lojë të pandershme” të Kurtit dhe subjektit të tij politik.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.

Ai pretendon se Kurti kërkon të vendosë nën kontroll tërësor institucionet dhe shtetin, të cilin, sipas fjalëve të Gjinit, “po e degradon çdo ditë”.

Duke nënvizuar se Kosova nuk duhet të përfundojë nën kontrollin e një personi të vetëm, kreu i Aleancës ka rikujtuar gjashtë kushtet që subjekti i tij parashtron për çdo qeveri të ardhshme.

Kërkesat e Aleancës janë: pranimi i gazit amerikan; ndërtimi i kapaciteteve energjetike; përfundimi i infrastrukturës kryesore; ngritja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla; lirimi i bujqve nga tatimi në pronë; investime në kryeqytet.


Shtuar 13.08.2026 21:36

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombiabet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet