Arrihet marrëveshja, Ferran Torres transferohet te Paris Saint-Germain

Ferran Torres do të vazhdojë karrierën te Paris Saint-Germain, pasi klubi francez dhe Barcelona kanë rënë dakord për transferimin e tij.

Marrëveshja, sipas Mundo Deportivo, kap një vlerë përfundimtare pak më të ulët se 50 milionë euro. Në të nuk përfshihen bonuse apo variabla, ndaj shuma do të paguhet e gjitha në formë fikse.

Të lidhura

None found

Edhe Fabrizio Romano e ka konfirmuar lajmin, duke përdorur shprehjen e tij të njohur “Here ëe go”.

Sulmuesi 26-vjeçar ka gjetur ndërkohë akordin personal me PSG-në për një kontratë pesëvjeçare. Kalimi në Paris mbyll periudhën e tij si futbollist i Barcelonës.

Përmes agjentit të tij, Torres i kishte kërkuar më herët klubit katalanas leje që të mos paraqitej në stërvitjen e së mërkurës, për shkak se bisedimet për largimin ndodheshin në etapën përfundimtare.

Ai mungoi gjithashtu në seancën e sotme stërvitore, teksa priste mbylljen e transferimit.

Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale, ndërsa aktualisht po përgatisin dokumentet zyrtare.

Përpara zyrtarizimit, Torres duhet të kryejë ekzaminimet mjekësore te PSG-ja, që përbëjnë hapin e fundit të procesit.

Futbollisti pritet të niset drejt Parisit më vonë gjatë ditës së sotme ose nesër, për të përfunduar procedurat e mbetura të transferimit.


Shtuar 13.08.2026 20:35

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomelitcasino girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet