Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, ndërron jetë 82-vjeçari në Divjakë

Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”. Blutë bëjnë me dije se Hyqmet Dervishi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas përplasjes, i moshuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të lidhura

None found


Shtuar më 13.08.2026 18:24