Tensione në FIFA, Ceferin mund të nisë mocion mosbesimi kundër Infantinos

Drejtues të rëndësishëm të futbollit evropian raportohet se janë takuar në Salzburg për të diskutuar krizën që po thellohet në FIFA. Në bisedime kanë qenë të përfshirë presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, kreu i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, si dhe presidenti i CAF-it, Patrice Motsepe.

Të lidhura

None found

Në qendër të diskutimeve kanë qenë drejtimi i FIFA-s dhe modeli i qeverisjes së institucionit më të lartë të futbollit botëror. Takimet janë cilësuar si konstruktive, ndërsa Ceferin mësohet se ka kërkuar ndryshime thelbësore brenda organizatës.

Sipas raportimeve, UEFA synon që Gianni Infantino të japë menjëherë dorëheqjen ose të heqë dorë nga kandidimi për një tjetër mandat si president i FIFA-s.

Nëse Infantino nuk e pranon këtë kërkesë, Ceferin thuhet se është i përgatitur të drejtojë një mocion mosbesimi kundër tij. Nisja e një votimi të jashtëzakonshëm kërkon mbështetjen e 43 prej 211 federatave anëtare të FIFA-s.

Paralelisht, UEFA po vlerëson edhe emra të tjerë që mund të kandidojnë për drejtimin e FIFA-s. Mes alternativave të përmendura janë presidenti i CONCACAF-ut, Victor Montagliani, dhe kreu i AFC-së, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa.

Pavarësisht këtyre diskutimeve, UEFA nuk ka dalë ende me një mbështetje të përbashkët për ndonjë kandidat që mund të zëvendësojë Infantino.

Nëse përplasja bëhet më e fortë, raportohet se në tryezë janë edhe masa të tjera, përfshirë bojkotimin e kompeticioneve të FIFA-s dhe mospjesëmarrjen në takimet kryesore të saj. Po ashtu, po diskutohet mundësia e një sipërmarrjeje të përbashkët mes UEFA-s, CONCACAF-ut dhe AFC-së.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe pjesëmarrja e presidentit të CAF-it, Patrice Motsepe, në takimet e zhvilluara në Salzburg. Ai u ka kërkuar 211 federatave anëtare të FIFA-s që e ardhmja e Infantinos të vendoset përmes zgjedhjeve.

“Nëse dëshironi ta largoni, shkoni në zgjedhje. Lërini 211 federatat anëtare të vendosin”, ka deklaruar Motsepe.


Shtuar 13.08.2026 18:23

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibompradabet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş