Gjykata e Mitrovicës inspekton terrenin pas rrënimit të objekteve në Ujman

Në korrik të këtij viti, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, u shembën 17 objekte pa leje që ishin ngritur në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Të lidhura

None found

Operacioni për largimin e këtyre ndërtimeve u zhvillua nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Pas disa padive të paraqitura kundër ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, seanca gjyqësore ishte planifikuar për 12 gusht. Një ditë më vonë, ekipet e gjykatës shkuan në zonë për ta kryer procedurën e vendshikimit.

Daljen e gjykatës në terren e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj.

“Gjykata sot ka dalë në vendshikim në vendin ku u rrënuan objektet”, deklaroi shkurt Haxhaj.

Ndërkohë, disa media serbe, mes tyre edhe RTS-ja, kanë raportuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u ka kërkuar sot pronarëve të disa objekteve të tjera pranë Liqenit të Ujmanit që ta lirojnë pronën brenda dhjetë ditësh.

Sipas këtyre raportimeve, ekzistojnë dyshime se objektet janë ndërtuar pa leje në zonën e njohur me emrin “Međedi Potok”.


Shtuar 13.08.2026 17:24

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomstake girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş