Egnatia pret sonte Shamrock Rovers në takimin e dytë të turit të tretë kualifikues të Europa League.
Skuadra nga Rrogozhina u mposht 3-1 në përballjen e parë të zhvilluar në Dublin, ndërsa tani do të kërkojë të përmbysë rezultatin në “Arena Egnatia”. Ndeshja ndaj irlandezëve nis në orën 21:00.
Të lidhura
None found
Vetëm pak orë përpara sfidës, klubi rrogozhinas publikoi posterin zyrtar, në të cilin kapiteni Albano Aleksi paraqitet mbi re.
Përzgjedhja e tij si figurë kryesore e posterit sinjalizon se pakënaqësitë brenda kampit të kampionëve në fuqi të Superiores janë kapërcyer. Mbrojtësi projektohet si një element i rëndësishëm dhe mund të marrë minutat e nevojshme kundër ekipit irlandez.
Më herët ishte raportuar për një përplasje mes Aleksit dhe trajnerit Nevil Dede, situatë që mund të sillte largimin e 33-vjeçarit nga Rrogozhina. Megjithatë, ndërhyrja e presidentit Agim Demrozi i dha fund çështjes, duke përjashtuar çdo mundësi ndarjeje me kapitenin.
