Barcelona përshpejton përpjekjet për talentin gjerman të Club Brugge

Barcelona ka shtuar ritmin e përpjekjeve për të transferuar gjatë afatit kalimtar të verës sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi.

Sigurimi i një qendërsulmuesi është një nga synimet kryesore të klubit katalunas për këtë verë, me Julian Alvarez që mbetet objektivi kryesor.

Të lidhura

None found

Megjithatë, në media po qarkullojnë edhe alternativa të tjera, mes të cilave Lautaro Martinez dhe Tresoldi.

Faqja Caugh Offside raporton se Barcelona po vepron më shpejt për transferimin e Nicolo Tresoldit, kartoni i të cilit vlerësohet në rreth 45-50 milionë euro.

Në garën për 21-vjeçarin gjerman janë përfshirë gjithashtu Manchester United, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Club Brugge ka refuzuar tashmë një ofertë prej 35 milionë eurosh të paraqitur nga Roma, ndërsa Barcelona për momentin konsiderohet favorite.

Tresoldi spikati me Club Brugge gjatë sezonit të fundit, duke regjistruar 60 paraqitje në të gjitha garat, me 25 gola dhe 10 asistime.

Sulmuesi numëron gjithashtu 24 ndeshje dhe 12 gola me kombëtaren U21 të Gjermanisë.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomstake girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş