Dy ekstradime mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë për vjedhje, emigracion të paligjshëm, trafikim personash dhe shfrytëzim prostitucioni

Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet homologe ndërkombëtare, ka përmbyllur në dy operacione të veçanta procedurat për ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë.

Armando Valchizan, 42 vjeç, është ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Ai njihet gjithashtu me identitetet Armando Dervishi, Altin Dervishi, Armando Gheorghe dhe Martin Dervishi.

Të lidhura

None found

Policia bën të ditur se në vitin 2023, Gjykata e Pordenones në Itali e dënoi Valchizanin me 5 vjet e 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Ndërkohë, në operacionin tjetër, nga Gjermania drejt Shqipërisë u ekstradua G. C., alias Y. D., një shtetas nga Venezuela, 33 vjeç.

Ai kërkohej pasi Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” në vitin 2025. Shtetasi venezuelian akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Të dyja ekstradimet u mundësuan nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me autoritetet përkatëse në Itali dhe Gjermani, në zbatim të procedurave për nxjerrjen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Shtuar 13.08.2026 16:38

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomgalabet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş