Gjiganti italian ka kontaktuar mesfushorin Miralem Pjanic.
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Interi ka rinisur kontaktet me Barcelonën për transferimin e Pjanicit.
‘Nerazzurët’ janë duke u përballur me probleme në repartin e mesfushës pasi Marcelo Brozovic nuk e ka rinovuar ende kontratën ndërsa Christian Eriksen ende nuk dihet nëse do mund të luaj sërish.
Kjo ka bërë që kampionët e Italisë të mendojnë seriozisht për transferimin edhe të një mesfushori tjetër pas Hakan Çalhanoglut, dhe i kanë vënë syrin futbollistit të Barcelonës.
Në anën tjetër boshnjaku ka si prioritet rikthimin në Itali por më shumë preferon kalimin tek Juventusi, ndërsa Interi konsiderohet si opsion i dytë për të.
31-vjeçari, nuk ka kaluar periudhë aspak të mirë në Spanjë ndërsa largimi i tij nga aty është çështje ditësh.