Eridon Qardaku beson te përmbysja e Dinamos: Rezultati 0-1 është i vështirë, por kualifikohemi nëse zbatojmë detyrat e Dajës

Dinamo do të presë Audan në “Elbasan Arena”, në takimin e kthimit të turit të tretë kualifikues të Conference League. Përballja e parë përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës letoneze.

Të lidhura

None found

Përpara duelit që pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në fatin e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja, sulmuesi Eridon Qardaku ka shprehur bindjen se Dinamo mund të sigurojë kualifikimin.

“Besimi ynë te kalimi në turin tjetër është absolut, pasi kemi punuar shumë. Kjo punë nuk ka filluar vetëm gjatë këtij viti, por ka vijuar në mënyrë të pandërprerë. Mendoj se edhe futbollistët e afruar, me ndihmën e pjesës tjetër të skuadrës, e kanë kuptuar filozofinë e klubit dhe kërkesat e trajnerit. Kur të gjithë këta elementë ndërthuren, është e natyrshme që të kemi besim.

Përmbysja e një rezultati 0-1 nuk është e lehtë, por po aq lehtë mund të humbet edhe një ndeshje që e ke fituar 1-0. Detyra jonë është të zbatojmë udhëzimet e trajnerit, të fitojmë më shumë dyluftime dhe të tregojmë agresivitet. Nëse secili prej nesh zhvillon një paraqitje të mirë dhe dinjitoze, besoj se mund të kualifikohemi.

U bëj thirrje tifozëve që të vijnë në një numër sa më të madh dhe të na mbështesin, sepse prania e tyre do të ishte padyshim një shtysë shtesë për ne”, deklaroi Qardaku.


Shtuar 13.08.2026 14:23

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomfixbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş