Gjatë këtij viti, rreth 700 filipinase morën pasaporta të Maqedonisë përmes ambasadës në Australi

Teksa Maqedonia e Veriut po përballet me largimin e popullsisë, numri i pjesëtarëve të diasporës së saj vazhdon të rritet. Ky zgjerim nuk lidhet vetëm me valët e reja të emigrimit, por edhe me familjet që shtetasit e vendit krijojnë jashtë kufijve.

Të lidhura

None found

Të dhënat jozyrtare tregojnë se, vetëm gjatë këtij viti, në Australi janë pajisur me pasaporta maqedonase rreth 700 filipinase. Ato janë martuar me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe, falë kësaj baze, kanë fituar të drejtën për të marrë dokumentin. Kjo nënkupton se në zgjedhjet e ardhshme do të mund të votojnë në vendin tonë dhe të ndikojnë në zhvillimet e brendshme politike, përcjell Fokus.

Megjithatë, filipinaset përfaqësojnë vetëm një pjesë të shtetasve të huaj që i bashkohen diasporës së Maqedonisë në këtë formë. Çdo vit, në Shkup dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit shihen të huaj që flasin maqedonisht dhe që kanë prejardhje nga Afrika, shtetet evropiane, Azia ose kontinente të tjera. (INA)


Shtuar 13.08.2026 11:41

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcandycasino girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş