Tre emigrantë nga Sudani zbulohen të fshehur në një kamion në Shkup

Tre emigrantë të paligjshëm, shtetas të Sudanit, u zbuluan nga Drejtoria e Doganave gjatë kontrollit të një kamioni në Kompleksin Doganor në Shkup. Automjeti transportonte mallra të paraqitura për zhdoganim importi.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Doganave, emigrantët u gjetën nga doganierët e Doganës Shkup 1, pasi ata kryen një verifikim të hollësishëm të ngarkesës së deklaruar.

Mallrat me prejardhje nga Kina ishin ngarkuar në portin e Selanikut, ndërsa më pas kamioni ishte mbyllur me vulë greke. Tre shtetasit sudanezë kishin këputur kabllon në pjesën e përparme të ngarkesës dhe ishin futur mes kutive për t’u fshehur.

Doganat bëjnë të ditur se ky është rasti i katërt i zbulimit të emigrantëve të paligjshëm gjatë tre muajve të fundit. Personat e gjetur iu dorëzuan Ministrisë së Brendshme./Telegrafi/


Shtuar 13.08.2026 11:41

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcandycasino girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş