Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka falur gjithsej 25 persona të dënuar me rastin e festës kombëtare të 2 Gushtit – Ilinden.
Të lidhura
None found
Vendimi, i cili mbështetet në nenin 84 të Kushtetutës dhe në Ligjin për Falje, hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.
Sipas aktit të botuar në „Gazetën Zyrtare“, gjashtë persona lirohen tërësisht nga pjesa e pavuajtur e dënimit me burg, ndërsa 19 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje të pjesshme, njofton 4news.mk.
Nga vuajtja e plotë e pjesës së mbetur të dënimit lirohen:
Ilin Lupço Anushev nga Shkupi;
Trajço Boris Tançev nga Kavadari;
Amir Nadir Saiti nga f. Çegran, Gostivar;
Borçe Trajan NasteskI nga f. Tazhevë, Makedonski Brod;
Blagoçe Rubin Petreski nga Prilepi;
Amin Merkis Hajçoski nga f. Osoj, Kërçovë.
Në pjesën e dytë të vendimit përfshihen 19 persona, të cilëve u reduktohet dënimi me burg. Për shumicën prej tyre, periudha e falur varion nga 5 deri në 9 muaj.
Ulja më e madhe është caktuar për Jakupi Imer Shefije nga fshati Zajaz i Kërçovës, të cilit dënimi i shkurtohet me 1 vit e 6 muaj.
Personat që lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg janë:
Ismailhaki Haxhiu nga Shkupi – 8 muaj;
Jetulla Ismail Selimi nga Shkupi – 5 muaj;
Kadir Naim Zulbeari nga f. Cerovë, Tetovë – 5 muaj;
Aleksandar Vidan Atanasovski nga f. Stracin, Kratovë – 5 muaj;
Sadat Ramadan Nuhiji nga Kumanova – 5 muaj;
Tarhan Uzeir Shakirov nga f. Bansko – 9 muaj;
Stojançe Mite Shterijov nga Shtipi – 5 muaj;
Marjan Jovan Antiç nga f. Mokrino – 5 muaj;
Gjorgje Nikola Belçev nga Gjevgjelia – 9 muaj;
Hristijan Mitko Gjorgiev nga Gjevgjelia – 5 muaj;
Boban Pançe Josifoski nga Prilepi – 5 muaj;
Antonio Dragan Mirçevski nga Ohri – 5 muaj;
Hristijan Boro Krsteski nga Struga – 5 muaj;
Gjorgievski Aleksandar Bozhidar nga Shkupi – 5 muaj;
Karanfilovski Boban Nikola nga Kumanova – 5 muaj;
Zenula Imer Jusufi nga f. KoçilarI, Komuna e Gradsko – 5 muaj;
Alii Metush Avni nga Shkupi – 5 muaj;
Jahja Mustafa Muhamed nga Shkupi – 5 muaj;
Jakupi Imer Shefije nga f. Zajaz, Kërçovë – 1 vit e 6 muaj.
