Partia Demokratike e Kosovës, ka paraqitur kërkesë që seanca konstituive të vijojë nesër, më 14 gusht. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, deklaroi se kjo kërkesë synon respektimin e Kushtetutës.
“Në emër të PDK-së i kemi dorëzuar kryesuesit të seancës, Deharit, kërkesën që vazhdimi i saj të mbahet nesër në orën 11, ashtu siç parashikon rregullorja”, u shpreh ai.
Të lidhura
None found
Gruda e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po pengon përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
“LVV-ja po na e pamundëson ushtrimin e funksionit të deputetit. Në emër të partisë, i bëj thirrje deputetit Kurti që ta lejojë Deharin të thërrasë seancën. Dehari nuk ka kompetencë të japë vlerësime politike; detyra e tij është teknike, të thërrasë dhe të zhvillojë seancën”, tha Gruda.
