Gjatë ditës së sotme vendi ynë, do të mbizotërojë një situatë atmosferike përgjithësisht e qëndrueshme. Kthjellimet do të ndërthuren me vranësira, të cilat pritet të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe lindore.
Në pjesën më të madhe të territorit parashikohen reshje të dobëta dhe të izoluara. Ndërkohë, në veri dhe lindje mund të shfaqen shtrëngata shiu lokale e jetëshkurtra, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore.
Të lidhura
None found
Rrymat e ajrit do të vijnë nga drejtimi Veriperëndimor deri në Verilindor, me një shpejtësi mesatare prej rreth 6 m/s.
Në bregdet dhe përgjatë zonave luginore, era mund të përshpejtohet deri në 14 m/s.
Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.
Ja si do të jenë temperaturat:


