Juventusi beson gjithnjë e më shumë se transferimi i Jhon Lucumit, mbrojtësit të Bolognas dhe Kombëtares së Kolumbisë, mund të përfundojë brenda kësaj jave.
Të lidhura
None found
Klubi torinez ka dorëzuar një propozim të ri te Bologna, ndërsa bisedimet ndërmjet palëve kanë avancuar ndjeshëm.
Raportimet bëjnë të ditur se “Bianconerët” po përpiqen të sigurojnë sa më shpejt dakordimin përfundimtar mbi vlerën e transferimit.
Në anën tjetër, Juventusi dhe Lucumi i kanë përcaktuar tashmë kushtet personale të bashkëpunimit.
Futbollisti kolumbian raportohet se ka pranuar një kontratë pesëvjeçare, ndaj marrëveshja mes dy klubeve mbetet pengesa e vetme për realizimin e transferimit.
Lucumi, 28-vjeçar, u bashkua me Bolognan nga Genk në vitin 2022. Që atëherë, ai është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë dhe në një element të rëndësishëm të mbrojtjes së skuadrës italiane.
Juventusi e konsideron kolumbianin një përforcim me peshë për qendrën e repartit defensiv dhe dëshiron ta mbyllë operacionin sa më shpejt, në mënyrë që ai t’i bashkohet ekipit për sezonin e ri.
