Himarë/ Përshtatën lokalin për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet pronari dhe banakieri

Një lokal nate në plazhin e Potamit, në Himarë, është zbuluar se ishte përshtatur për shitjen e lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Late-night”, duke arrestuar pronarin e subjektit dhe një prej punonjësve.

Në pranga kanë rënë pronari, M. B., 33-vjeç, banues në Tepelenë, si dhe banakieri A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit fizik të 20-vjeçarit, policia gjeti 5 doza të dyshuara kokaine dhe 8 doza të dyshuara Cannabis Sativa.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e pronarit të lokalit u sekuestruan 145 doza të dyshuara kokaine, një peshore elektronike dhe një armë sportive tip pistoletë, të cilën 33-vjeçari dyshohet se e posedonte pa leje.

Në total, në kuadër të operacionit u sekuestruan **150 doza kokaine, 8 doza cannabis, një armë sportive, dy celularë dhe një peshore elektronike.

Operacioni u zhvillua pas administrimit të informacioneve operative se në lokalin e natës në Potam shiteshin lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë ndërhynë në subjekt dhe bënë arrestimet në flagrancë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.08.2026 15:51

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomaresbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet