Bayern Munich mbështet Harry Kane për triumfin në garën për Topin e Artë

Bayern Munich ka dalë publikisht në mbështetje të Harry Kane, duke vlerësuar se sulmuesi 33-vjeçar i plotëson kriteret për të fituar Topin e Artë falë aftësisë së tij të jashtëzakonshme për të shënuar dhe për të krijuar lojë që prej transferimit te klubi gjerman.

Përmes një publikimi zyrtar në rrjetet sociale, Bayerni evidentoi statistikat e reprezentuesit të Anglisë: 146 gola dhe 31 asistime të regjistruara në 147 paraqitje.

Të lidhura

None found

Krahas këtyre të dhënave individuale, klubi e cilësoi Kane si një futbollist që shënon një epokë dhe deklaroi se rendimenti i tij e bën të denjë për çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.

“Një futbollist i gjeneratës: Harry Kane. Këto shifra meritojnë Topin e Artë!”, thuhet në postimin e Bayern Munichut.

Fituesi i Topit të Artë 2026 do të bëhet i ditur zyrtarisht më 26 tetor 2026, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve që do të mbahet në Londër.

Në listën e pretendentëve, përveç Kane, raportohet se përfshihen edhe Ousmane Dembele, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Khvicha Kvarastkhelia, Fabian Ruiz, Rodri dhe Lionel Messi.

Ndërkohë, ylli portugez Vitinha ka zbuluar tre favoritët e tij për Topin e Artë 2026, duke mos përfshirë në garë Yamal, Mbappe dhe Kane.

Sipas Vitinhas, çmimi prestigjioz individual duhet të fitohet nga një prej futbollistëve të PSG-së.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomaresbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet