Keidi Bare largohet nga Spanja dhe firmos në Greqi, ku do të jetë rival i Pilos dhe Strakoshës

Keidi Bare është zyrtarisht përforcimi më i ri i Volosit. Klubi i Superligës greke njoftoi vetëm pak orë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, prezantimin e mesfushorit shqiptar.

Pas përfundimit me sukses të kontrolleve mjekësore, 28-vjeçari hodhi firmën në kontratën e tij të re. Që nga sot, ai do të vihet nën urdhrat e skuadrës dhe do të marrë pjesë në seancën stërvitore.

Të lidhura

None found

Në kampionatin grek, Bare do të ketë përballë edhe dy shokë të Kombëtares, Stavro Pilo dhe Thomas Strakosha. Të dy luajnë për kampionët e AEK-ut, ndaj në sezonin e ardhshëm do të jenë rivalë të tij.

Përpara transferimit te Volosi, mesfushori ishte pjesë e Real Zaragozës në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur gjithashtu fanellat e Espanyolit dhe Malagës.

Me ekipin e parë të Shqipërisë, Bare numëron 29 ndeshje dhe 2 gola. Megjithatë, trajnerët e mëparshëm e kanë lënë jashtë zgjedhjeve gjatë viteve të fundit, duke e larguar për një periudhë të gjatë nga “orbita” e kuqezinjve.


Shtuar 12.08.2026 13:59

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomaresbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet