Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili! Ja kur hyn në fuqi vendimi

Shqipëria pritet të ndërpresë importin e mishit nga Brazili duke nisur nga 3 shtatori 2026, pas ndryshimeve të fundit të Bashkimit Europian për kushtet e importit të produkteve me origjinë shtazore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka informuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbi ndryshimet e reja të miratuara nga BE-ja dhe ka kërkuar marrjen e masave për vijimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar pas kësaj date.

Të lidhura

None found

Sipas AKU-së, Bashkimi Europian ka ndryshuar listën e vendeve të treta të autorizuara për eksportin e disa kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, në kuadër të kufizimeve për përdorimin e disa produkteve antimikrobike mjekësore.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, Brazili është hequr nga lista e vendeve ose rajoneve të autorizuara për hyrjen në tregun europian të disa produkteve shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Ministria e Bujqësisë, në përgjigjen drejtuar AKU-së, vlerëson se ndryshimet e miratuara nga BE-ja ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zbatimin e rregullave shqiptare.

Kjo pasi urdhri shqiptar e kushtëzon importin e mishit nga Brazili me miratimin nga Bashkimi Europian të zonave dhe stabilimenteve ku prodhohen këto produkte.

Në këto kushte, Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar AKU-së, të njoftojë subjektet importuese për ndërprerjen e importit të mishit nga Brazili, në përputhje me rregullat e reja që hyjnë në fuqi më 3 shtator 2026.

Vendimi prek importuesit dhe operatorët e tregut që furnizohen me mish nga Brazili, ndërsa pas kësaj date procedurat në pikat e inspektimit kufitar do të duhet të zbatohen sipas ndryshimeve të reja.


Shtuar 12.08.2026 11:43

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomepikbahis girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet