Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të reagojë në të njëjtën mënyrë nëse vendet perëndimore marrin nën kontroll anije tregtare ruse.
Të lidhura
None found
Gjatë vizitës së tij në ishullin Sakhalin, në lindje të Rusisë, presidenti rus e përshkroi sekuestrimin e këtyre anijeve si “pirateri”. Ai tha se autoritetet e disa shteteve perëndimore po tentojnë të pengojnë lëvizjen e mjeteve lundruese ruse.
Këto paralajmërime janë bërë në një periudhë kur Perëndimi ka intensifikuar masat kundër ekonomisë ruse. Në kuadër të tyre, janë ndaluar ose bllokuar anije cisternë që dyshohet se transportojnë naftë të prekur nga sanksionet.
Putin ka vijuar ndërkohë sulmet verbale ndaj NATO-s, duke pretenduar se aleanca ushtarake po zgjeron aktivitetin e saj në rajonin e Azi-Paqësorit dhe po shton tensionet në Arktik.
Qëndrimet e kreut të Kremlinit vijnë në një moment kur kontrolli dhe ndalimi i anijeve të lidhura me eksportet ruse të naftës po përdoren nga vendet perëndimore si pjesë e presionit ekonomik ndaj Moskës, duke thelluar përplasjet mes palëve.
